Dhurata Dora bën paralajmërimin e albumit të ri "Dhurata", zbulon datën e lansimit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, prej vitesh është pjesë e estradës dhe tashmë është ndër emrat më të pëlqyer në skenë.
Ajo ka sjell një sërë projektesh të suksesshme e hite të mëdha me miliona klikime.
Artistja së fundmi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka gati albumin e ri të titulluar “Dhurata”, i cili lansohet më 3 mars.
Postimi i plotë i Dhuratës (pa ndërhyrje):
“Jam shume e lumtur dhe krenare qe ma n’fund lansimi i albumit tim “DHURATA” ka nje date 03.03.2023.Numrimi i diteve per dhuraten qe krejt ju e keni prite kaq gjate ja filloj, edhe une s’kom mujt me kon ma e lumtur se kaq. Behuni gati me hape kete kuti magjike.Ky album eshte nje dhurate per mu edhe per krejt mbeshtetesit e mi qe me kane shty me punu cdohere me shume e me shume.Jom shume falenderuese per te gjithe njerezit reth meje dhe shpresoj qe “DHURATA” ka me ju pelqy edhe ju qaq sa m’pelqen mu.03.03. 2023 ruje daten per me hape dhuratën”. /Telegrafi/


