Please enter at least 3 characters.

Dhunimi i të miturës në Mitrovicë, protestohet me moton “Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksual”

2021/05/189294589_164083942318402_6461270079627770968_n.jpg

Me moton “Thuani emrat e përdhunuesve dhe ngacmuesve seksual”, me dhjetëra qytetarë sot kanë protestuar kundër rasteve të ngacmimeve seksuale dhe dhunës që janë duke u raportuar kohëve të fundit në vend.

Kjo protestë e cila u organizua nga aktivistët e OJQ-së “Unë jam zani yt”, u mbajt sot rreth orës 12:00 në sheshin “Isa Boletini”, në Mitrovicë.

Telegrafi ju sjell disa fotografi të kësaj proteste, ku po ashtu shihen dhe disa parulla nëpër duart e protestuesve, si: “Ti hesht sot, ai dhunon prapë nesër”, “Drejtor, ajo nuk e ka lyp”, “Përdhunuesi është përdhunues”, etj.

Ndryshe, të mërkurën në fshatin Mazhiq të Mitrovicës, dy persona kishin dhunuar një vajzë të mitur.  /Telegrafi/