Please enter at least 3 characters.

Dhunë në familje në Prishtinë, babai, nëna e djali shoqërohen në stacion policor

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur të premten, në ora 10:00.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje tre anëtarë të një familje, të dyshuarit: babai, djali dhe nëna,  janë shoqëruar në stacion policor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/