Please enter at least 3 characters.

Detajet prapa ofertës së West Hamit për Zakarian

2023/07/densifk.jpg

West Ham Unitedi e ka prezantuar ofertën e parë për mesfushorin e Juventusit, Denis Zakaria, pas një raundi bisedimesh.Calciomercato.com detajon se klubet kanë qenë në kontakt të ngushtë në ditët e fundit me anë të ndërmjetësve duke negociuar mundësinë e transferimit të zviceranit.

Futbollisti tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me West Hamin dhe e dëshiron kalimin në Londrën lindore.

Hammers e kanë bërë ofertën e parë ditën e sotme (e enjte) – huazim me obligim të kushtëzuar blerjeje për 18 milionë euro.

Derisa shifrat janë mjaft të afërta me kërkesat e Bianconerëve, bllokimi ka të bëjë me formulën e transferimit. Klubi italian shpreson ose për një transferim përfundimtar ose një klauzolë detyrimi, nëse jo një kusht që aktivizohet lehtësisht. /Telegrafi/