Please enter at least 3 characters.

Deschamps, trajner i Francës deri në vitin 2020

2017/10/DidierDeschmps-1.jpg
225:"PARIS, FRANCE - MARCH 28: Didier Deschamps, coach of France looks on during the International Friendly match between France and Spain at Stade de France on March 28, 2017 in Paris, France. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
12:"Getty Images

Didier Deschamps e ka zgjatur kontratën me Federatën Franceze të Futbollit deri në vitin 2020.

Trajneri mori drejtimin e Francës në vitin 2012 dhe arriti të luante në finale të Euro 2016, ku Les Bleus pësuan nga Portugalia.

(Getty Images)

Po ashtu, ai ka arritur ta kualifikojë përfaqësuesen në Kampionatin e ardhshëm Botëror, duke regjistruar vetëm një humbje në dhjetë ndeshje kualifikuese.

“Për mua, Didier është më i mirë dhe nuk ka konkurrencë”, ka thënë kreu i Federatës Franceze, Noel Le Graet.

Në bazë të marrëveshjes së re, 49-vjeçari do ta drejtojë Francën edhe në ‘Euro 2020’, për të kompletuar tetë vjet në krye të kombëtares.

(Getty Images)

Ish-futbollisti i Juventusit dhe Chelseat ishte kapiten i Francës që e fitoi Kampionatin Botëror (1998) dhe atë Evropian (2000).

Monaco, Juventusi dhe Marseille, janë klubet që i ka drejtuar Deschamps para se të angazhohej si përzgjedhës i kombëtares. /Telegrafi/