Please enter at least 3 characters.

Derri i egër hyn në një dyqan në Kinë, vërsulet drejt banakut ku po qëndronte punëtorja

2020/12/36541482-9025891-image-a-24_1607341537618-1-e1607345919652.jpg

Momenti tronditës kapet nga kamerat e sigurisë teksa një derr i egër hyn në një dyqan çaji në Kinën lindore, duke trembur edhe shitësen aty brenda.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, pamjet e sigurisë tregojnë se si ‘bisha’ shkakton rrëmujë para punëtores e cila po bërtiste nga frika, ku më pas derri iu vërsul banakut ku ajo po qëndronte.

E gjithë ngjarja thuhet të ketë ndodhur në qendrën e qytetit Nanjing.

Derri i cili doli nga dyqani u kap nga policia, dhe u dërgua më vonë në një qendër për monitorimin e kafshëve të egra.

Punëtorja e njohur me mbiemrin Shi, ishte e vetme në dyqan pasditen e 29 tetorit kur ndodhi incidenti. /Telegrafi/