Please enter at least 3 characters.

Derisa po fliste për rrugët e mbuluara me akull e borë, prezantuesja e motit rrëshqet dhe rrëzohet gjatë transmetimit live (Video)

2018/01/3-129.jpg
11:"© LiveLeak

Nëse rrëzoheni derisa jeni duke punuar në zyrë sigurisht se do të mbeteshit me fytyrë të skuqur, nga frika se mund t'ju ketë parë ndonjë kolegë.

Diçka e ngjashme i ka ndodhur një prezantueses së motit, e cila gjatë transmetimit live është rrëzuar në studio derisa po fliste për temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë këto ditë, transmeton Telegrafi.

Ironia më e madhe është se derisa po fliste për borën dhe rrugët e mbuluara nga akulli, ajo në një moment rrëshqet dhe rrëzohet në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në një televizion zviceran, vend ky që gjithashtu është prekur nga moti i ligë. Por, për fat të mirë ajo nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/

<span></span>