Deri në orën 18:00, mbi 37 mijë serbë të Kosovës votuan për zgjedhjet e Serbisë
24/04/2016
Misioni i OSBE-së në Kosovë njoftoi se brenda territorit të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare serbe kanë votuar 37,901 serbë - deri në 18:00.
Shprehur me përqindje, i bie se deri në këtë orë votuan 35.8 për qind e votuesve serbë në Kosovë.
Qytetarët serbë do të mund të votojnë sot deri në ora 20:00, ndërkaq numërimi i votave do të bëhet sipas marrëveshjes me OSBE-në, në qytetet e Vranjës dhe Rashkës të Serbisë. /KP/


