Derbi i Ligës Premier me shumë mungesa: Chelsea - Man United, formacionet zyrtare
Chelsea është nikoqir i Manchester United për derbin që luhet në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 18:30, do të luhet në “Stamford Bridge”.
Për këtë sfidë, Blutë do të jenë pa treshen si, Wesley Fofana, Reece James dhe N’Golo Kante, që janë të lënduar.
Në anën tjetër, Djajtë e Kuq nuk mund të llogarisin në Anthony Martial, Aaron Wan-Bissaka, Donny van de Beek dhe Brandon Williams që janë të lënduar, ndërsa Cristiano Ronaldo është i përjashtuar nga ekipi prej Erik ten Hagut.
Formacionet zyrtare:Chelsea: Kepa, Chalobah, T Silva, Cucurella, Chilwell, Jorginho, Loftus-Cheek, Azpilicueta, Mount, Sterling, Aubameyang.
Man United: De Gea, Dalot, Varane, Martinez, Shaw, Casemiro, Eriksen, Anthony, Fernandes, Sancho, Rashford. /Telegrafi/


