Derbi i Drenicës në paqe, Besa ngushtë ndaj 89-shit
20/05/2015
Besa e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të ngushtë, 3:2, në ndeshjen e zhvilluar në “Shahin Haxhiislami”. Kastriot Rexha, Fetim Kasapi dhe Fatih Karahoda shënuan për epërsinë 3-0 të pejanëve, mirëpo mitrovicasit u rikthyen përmes euro-golit të Ibrahim Pecit dhe shënimit me kokë të Blerand Kurtishajt.
Në ndeshjen tjetër, Feronikeli dhe Drenica kanë luajtur baras në “Përparim Thaçi” të Prizrenit, duke e mbyllur ndeshjen pa asnjë gol të shënuar, 0:0.
Si Trepça ’89 me humbje minimale ashtu edhe Drenica me barazim kanë mbetur të kënaqura pasi ndeshjet e kthimit do t’i luajnë para publikut vendas.
Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas dy javësh. /Telegrafi/


