Please enter at least 3 characters.

Derbi i 'çmendur' i Valencias përfundon me shtatë gola: Enis Bardhi shënon, por Levante vazhdon të mbetet pa fitore

2021/12/GetPaidStock.com-61c1079855d7d.jpg
299:"Levante UD v Granada CF - La Liga Santander Enis Bardhi of Levante UD reacts during La liga match between Levante UD and Granada CF at Ciutat de Valencia Stadium on November 1, 2021. Valencia Spain PUBLICATIONxNOTxINxFRA Copyright: xJosexMiguelxFernandezx fernandezdevelascosanz-levanteu211101_npEPU
21:"imago images/NurPhoto

Është zhvilluar derbi lokal i Valencias mes Levantes dhe Valencias që ka përfunduar me fitoren 3-4 të mysafirëve.

Levante ka qenë në epërsi prej dy golave, pasi shënuan Campana dhe Marti për tre minuta, në 21 dhe 24.

Gonzalo Guedes i mysafirëve ngushtoi epërsinë para se dy skuadrat të shkonin në pushim prej 15 minutave.

Carlos Soler barazoi gjithçka në minutën e 50-të, kur shënoi nga penalltia për 2-2.

Soler shënoi edhe në minutën e 72-të për 2-3, derisa Gonzalo Guedes u përkujdes për golin e sigurisë së Valencias 2-4 në minutën e 85-të.

Gjithsesi për golin përfundimtar të kësaj sfide u përkujdes mesfushori shqiptar Enis Bardhi që realizoi në minutën e 91-të.

Për Bardhin ky ishte goli i tretë këtë edicion në La Liga, derisa ka bërë edhe një asistim.

Levante vazhdon të mbetet skuadra e vetme pa fitore këtë edicion në La Liga, ku pas 18 xhirove ka tetë barazime e 10 disfata.

Klubi i dy futbollistëve shqiptarë, Enis Bardhi e Shkodran Mustafi nuk di për fitore në La Liga që nga 10 prilli i këtij viti. /Telegrafi/