Please enter at least 3 characters.

Deputetja shqiptare, për nënën e Sabinës së vrarë në Munih: Zoti ju forcoftë!

2016/07/munihu-1.jpg

Deputetja demokrate e qarkut të Mirditës në Kuvendin e Shqipërisë, Albina Deda Gjoci, është një e njohur e familjes Sulaj me origjinë nga Rrësheni, që në sulmin e djeshëm të armatosur në Munih humbën të bijën Sabinën.

Deda, në profilin e saj në Facebook, e ka kujtuar atë si më poshtë:

“E dashur Lola Tuci!Kur mesova lajmin per humbjen e Sabines vajzes tuaj nga nje sulm terrorist, ndjeva nje dhimbje shume te madhe!Nje stuhi, nje humbje kaq e tmerrshme per ty Lola!Por edhe per ne!Per gjithe Rreshenin!Sapo u mor vesh te gjithe u pikelluam!Nuk gjej dot fjalet e duhura per te ngushelluar se jam vete nene, dhe dhimbja s’mbaron kurre per nje nene.Jam me ty, me dhimbjen tende! Jam atje me mendje e me zemer dhe ju dergoj lutjet e mia per Sabinen, engjellin tuaj.Sot lotet e tua jane te bashkuara dhe me te mijat, me te gjithe Rreshenit qe te deshen dhe te respektuan e sot lotojne per Sabinen.Zoti ju forcofte!Shpirti i ndricofte ne parajseU prehte në paqe!” (sic.), ka shkruar ajo.