Please enter at least 3 characters.

Depp shpreson për një vit më të mirë pas periudhës turbulente

2020/12/JohnnYDeppblack-1.jpg
329:"LONDON, ENGLAND - JULY 14: Actor Johnny Depp arrives at the Royal Courts of Justice, Strand on July 14, 2020 in London, England. American actor Johnny Depp is taking News Group Newspapers, publishers of The Sun, to court over allegations that he was violent towards his ex-wife, Amber Heard, 34. (Photo by Leon Neal/Getty Images)
12:"Getty Images

Johnny Depp shpreson për një vit më të mirë para nesh, duke qenë se viti 2020 ka qenë mjaft i stuhishëm, sidomos për të.

Gjatë fundjavës, aktori e kishte publikuar një fotografi të përbashkët me mikun e tij, frontmenin e grupit “The Pogues”, Shane MacGowan.

“Ky vit ka qenë shumë i vështirë për shumëkënd. Shpresojmë për ditë më të mira përpara. Urime festat, të gjithëve! Dashuri dhe respekt për të gjithë ju. Përgjithmonë”, shkruante në përshkrim.

Pos krizës së pandemisë globale, Depp ka qenë kryetemë e mediave për procesin gjyqësor kundër The Sun, në të cilin ishte përfshirë edhe ish-bashkëshortja e tij, Amber Heard, porse i kishte mohuar të gjitha akuzuar për keqtrajtim.

Njëherësh, pas procesit gjyqësor, Warner Bros i kishte kërkuar që të hiqte dorë nga vazhdimi i tretë i filmit "Fantastic Beasts" dhe pritet të shihet se sa do të ndikojë kjo në të ardhmen në karrierën e tij. /Telegrafi/