Depay është i Barcelonës, madje edhe video është gati për prezantim
02/06/2021
Memphis Depay raportohet se tashmë është lojtar i Barcelonës.
Anësori holandez do të prezantohet shumë shpejtë te skuadra katalunase, pasi edhe video e prezantimi është gati.
Sipas asaj që raporton gazetari Gerard Romero, Depay tashmë është pajtuar me kushtet e ofruara nga Barcelona.
Ende nuk dihet se do të jetë një kontratë dy apo trevjeçare, por që të gjitha procedurat janë finalizuar.
Lojtari do të kalojë te Blaugranasit si lojtar i lirë, pasi kontrata me Lyonin i skadon më 30 qershor.
Depay nuk është lojtari i vetëm që i bashkohet Barcelonës si i lirë, pasi të njëjtën gjë e bënë edhe Sergio Aguero e Eric Garcia nga Manchester City. /Telegrafi/


