Please enter at least 3 characters.

Demolohet një kazino në Strumicë

2016/01/tetova-si-las-vegasi-jo-prej-jet-euml-s-luksoze-po-nga-numri-i-madh-i-kazinove_hd.jpg

Në kazinon "Senator" në qendër të Strumicës, mbrëmë rreth orës 18:00 personi me inicialet A.B. me çekan e ka thyer 45 aparatë lojërash dhe makina rulet, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga SPB Strumicë e kanë konfirmuar rastin dhe informojnë se personi ëstë privuar nga liria dhe po mbahet në stacionin policor.

Nga SPB Strumicë thonë se po punojnë në dokumentimin e rastit dhe zbardhjen e tij./Telegrafi/