Please enter at least 3 characters.

Demi Lovato thotë se nuk ka më shoqëri mes saj dhe Selena Gomez

2020/04/GettyImages-122716729.jpg
237:"LOS ANGELES, CA - AUGUST 28: Singer/actresses Demi Lovato (L) and Selena Gomez arrive at the 2011 MTV Video Music Awards at Nokia Theatre L.A. LIVE on August 28, 2011 in Los Angeles, California. (Photo by Christopher Polk/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja Demi Lovato pas shumë aludimeve rreth shoqërisë me Selena Gomez ka këmbçngulur se ato nuk janë më shoqe.

27-vjeçarja u përplas me ish-miken e saj, pasi kjo e fundit e kishte publikuar një performancë të sajën duke e lavdëruar, shkruan The Sun.

Selena e kishte quajtur këngëtaren ‘frymëzuese’ pasi ajo këndoi me lot në “Grammy Awards”, një këngë të cilën e kishte shkruar kur ishte shtruar në spital, pasi dyshohej se kishte mbidozë të lëndëve narkotike në vitin 2018.

Gomez shkroi në rrjetin social Instagram në atë kohë: “Unë dëshiroj që të ketë fjalë për të përshkruar sa i bukur, frymëzues ky moment. Demi jam shumë i lumtur për ty. Faleminderit për guximin dhe trimërinë tënde".

Mirëpo, duke diskutuar për postin e Selenës, Demi tha: "Kur rritesh me dikë, gjithmonë do të kesh dashuri për ta. Por, unë nuk jam mike me të... Do të kem gjithmonë dashuri për të, dhe i uroj secilit asgjë përveç më të mirës".

Selena Gomez dhe Taylor Swift (Foto nga Jason Merritt/Getty Images/Guliver)

Dyshja kishin filluar shoqërinë e tyre në vitin 2002 ku luajtën edhe në filmin për fëmijë “Barney”, por gjërat u përkeqësuan kur Selena në vitin 2010 filloi të afrohet më shumë me Taylor Swift. /Telegrafi/