Please enter at least 3 characters.

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë merr pjesë në konferencën e COSAC në Vjenë

2018/09/Kuvendi-2-me-llogo-e1539946700922.jpg

Delegacioni kuvendar i Komisionit për Çështje Evropiane prej sot deri ditën e martë do të marrë pjesë në Konferencën e presidentëve të komisioneve për çështje evropiane të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (COSAC) që do të mbahet në Vjenë.

Në përbërjen e delegacionit të Kuvendit, siç njoftojnë nga konferenca për shtyp, janë Shpresa Hadri, Lidija Tasevska dhe Vlladinka Aviroviq.

Në konferencë pritet që të flitet për realizimin e prioriteteve gjatë presidencës austriake me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Temat e bisedimeve, siç thonë nga atje, do të jenë Brexit, klimat politike, si dhe rritja e transparencës në Bashkimin Evropian dhe afrimi i saj drejtë qytetarëve në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian./Telegrafi/