Please enter at least 3 characters.

Delawie: Kuvendi duhet të nisë punën sa më shpejt

2017/06/Greg-Delawie-Ambasadori-i-ShBA-ve-foto-ridvan-slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është pajtuar me shefen e Zyrës së BE-së, Natalya Apostolova, e cila një ditë më parë drejtoi kritika në adresë të Kuvendit të Kosovës.

Një ditë më parë, shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova është shprehur e zhgënjyer me mosmbajtjen e asnjë seance plenare që nga konstituimi i Kuvendit.

“Pajtohem me Natalya Apostolovën se Kuvendi duhet të fillojë punën sa më shpejtë që është e mundur që t’i shërbejë qytetarëve. Problemet  serioze kanë nevojë për zgjidhje tani”, ka shkruar Delawie në Twitter.