Deklarata e Trump për Beyoncen dhe Kamala Harris bëhet ‘remix’ dhe po bën xhiron në TikTok
30/10/2024
Një deklaratë e Donald Trump ku thumbon Joe Biden, Kamala Harris dhe Beyoncen në tubimin e tij në Michigan u bë virale nga përdoruesit në TikTok.
Kjo për faktin se deklarata e kandidatit republikan u bë këngë, derisa përdoruesit e shumtë janë bërë pjesë e video-memeve të këtij remixi.
Trump fillimisht përmendi Joe Biden, duke vazhduar më pas edhe me kundërshtaren e tij të partisë demokrate, Harris.
“Joe Biden po fle. Kamala Harris është në një festë vallëzimi me Beyoncen”, tha kandidati republikan.
Kjo deklaratë e tij është bërë, këngë, derisa përdorues të shumtë iu bashkuan trendit.
Trump me sa duket thumboi Harris, për faktin se Beyonce ishte e pranishme në tubimin e saj në Teksas dhe publikisht duke e përkrahur kandidaten demokrate.


