Please enter at least 3 characters.

Deficiti tregtar BE-Kinë arrin në 185 miliardë euro

2019/05/china-europe-italy-trade.jpg
459:"LIANYUNGANG, CHINA - MAY 31: Aerial view of piles of containers at China-Kazakhstan logistics terminal on May 31, 2018 in Lianyungang, Jiangsu Province of China. China-Kazakhstan logistics terminal serves as a platform to send goods from central Asian countries overseas. China and Kazakhstan joint built China-Kazakhstan logistics terminal in Lianyungang in 2014 to boost the construction of the Silk Road Economic Belt. (Photo by VCG/VCG via Getty Images)
20:"VCG via Getty Images

Në vitin 2018, Kina ishte partneri i dytë më i madh për eksportet e mallrave të Bashkimit Evropian, apo 11 për qind të eksporteve jashtë bllokut dhe partneri më i madh me 20 për qind të importeve.

Sipas Eurostat, përcjell Telegrafi, gjatë periudhës dhjetëvjeçare, BE-ja kishte një deficit tregtar [importi më i madh se eksporti] me Kinën, që ndryshonte midis 130 miliardë dhe 190 miliardë euro. Ku në vitin 2018, ky deficit arriti 185 miliardë euro.

Për eksportet dhe importet e mallrave me Kinën, dominojnë makineritë dhe automjetet, kimikatet dhe mallrat e tjera të prodhuara. Së bashku këto mallra të përpunuara përbënin 84 për qind të eksporteve të mallrave të BE-së në Kinë dhe 97 për qind të importeve.

Në mesin e shteteve anëtare, në vitin 2018, Holanda ishte importuesi më i madh i mallrave nga Kina me 85 miliardë euro, ndërsa Gjermania ishte eksportuesi më i madh i mallrave me 94 miliardë euro. /Telegrafi/