Please enter at least 3 characters.

Defekt në gypin e ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Gjilanit

KRUN "Hidromorava" Gjilan ka njoftuar se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët në disa zona.

Sipas njoftimit, ndërprerja ka prekur banorët në: Rrugën “Mulla Idrizi”, Rrugën “Esat Berisha”, Rrugën “Elez Agushi”, Lagjen “Bujanina”.

Ekipet teknike janë angazhuar në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në kohën më të shkurtër të mundshme.

Nga kompania bëhet e ditur se për çdo ndryshim apo informacion shtesë, konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së intervenimit. /Telegrafi/