Please enter at least 3 characters.

Deda komenton zgjedhjet në PE: Politika e BE-së s’mund të fshihet më pas frikës nga e djathta ekstreme për Kosovën

2016/01/ilir-deda-ka-kriz-euml-politike-e-premtja-nuk-do-t-euml-jet-euml-dit-euml-normale_2_hd.jpg

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda, ka folur për zgjedhjet që po mbahen për Parlamentin Evropian.

Deda përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se  “tash që, pak a shumë, po shihet trendi i votave për Parlamentin Evropian, mund të konkludohet që politika e BE-së, apo mungesa e saj, ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund më të fshihet pas frikës nga e djathta ekstreme, e cila pësoi debakël”.

Sipas tij, 'përkundrazi, me rezultatet e shkëlqyeshme të të gjelbërve dhe liberalëve e demokratëve, politika e zgjerimit duhet të konkretizohet dhe afatizohet. BE duhet të japë ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë.'

“Qeverisje demokratike e media të lira, çkapje të shtetit dhe sundim të ligjit, luftë të njëmendtë të korrupsionit, drejtësi e barazi, si dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik”, ka thënë Deda.