Deco fillon negociatat me yllin që po pëlqehet shumë nga Florentino Perez
13/05/2025
Barcelona është përpjekur të nënshkruajë me mbrojtësin spanjoll Dean Huijsen, raporton Gianluca Di Marzio.
Real Madridi është lidhur fort me qendërmbrojtësin 20-vjeçar dhe besohet të jetë zgjedhja e tij e parë.
Raportohet se ka disa klube të tjera të mëdha të interesuara për mbrojtësin, si Arsenali, Chelsea, Liverpooli dhe Bayern.
Barcelona mund ta ketë në sy Huijsen si një zëvendësim të mundshëm për Ronald Araujon, i cili mund të largohet nga klubi për shkak të mungesës së minutave të rregullta të lojës.
Drejtori sportiv, Deco, raportohet nga AS se ka filluar bisedimet me kampion e mbrojtësit spanjoll.
Do të jetë një garë e ashpër mes dy klubeve spanjolle, por nuk përjashtohen as gjigantët anglezë. /Telegrafi/


