Deçani vazhdon traditën, feston ‘Ditën e Gështenjës’
24/10/2025
Në kompleksin “Fetnete Ramosaj” në Deçan po zhvillohet festa tradicionale “Dita e Gështenjës”, një ngjarje që tashmë është pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të komunës.
Përveç gështenjave, gjatë këtij eventi janë ekspozuar edhe produkte të tjera vendore, përfshirë mjaltë dhe punime tradicionale.
Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, përmes rrjeteve sociale ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen festës për të shijuar produktet lokale dhe për të njohur traditat e pasura vendase. /Telegrafi/


