Please enter at least 3 characters.

Dëboi gruan nga shtëpia, arrestohet i dyshuari në Pejë

2019/09/arrestim-pranga-600.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi që i njëjti ka dëbuar bashkëshorten e tij nga shtëpia.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 14:20.

"Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht dhe dëbuar nga shtëpia nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", njofton Policia. /Telegrafi/