Please enter at least 3 characters.

De Vrij injoron thashethemet rreth të ardhmes

2018/03/Stefan-de-Vrij-nertherland.jpg
342:"ZEIST, NETHERLANDS - MARCH 20: Stefan de Vrij of the Netherlands speaks to the media during the Netherlands Training session held at KNVB Sportcentrum on March 20, 2018 in Zeist, Netherlands. The Netherlands will play England in a International Friendly match on March 23 in the Amsterdam ArenA. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i Lazios, Stefan de Vrij, ka injoruar thashethemet se ai do të nënshkruajë me Interit në fund të sezonit.

Holandezi gjatë verës do të jetë lojtar i lirë, por aktualisht thotë se është i koncentruar vetëm te Lazio.

"E kuptoj se ju jeni kureshtar rreth kësaj çështje", i ka thënë De Vrij një gazetari i pyetur për Intrin gjatë stërvitjes së Holandës.

"Tani vetëm dua të përfundojë sezonin me Lazion në mënyrën më të mirë të mundshme, jam me përfaqësuesen tani dhe nuk mund t'i përgjigjem gjitha thashethemeve që qarkullojnë në media".

"Kapiten i Holandës? Do të ishte një nder. Kur Van Persie më dha shiritin nuk mund ta besoja, por realisht ndodhi", ka shtuar De Vrij.

Për 26-vjeçarin ka shprehur interesim edhe Manchester Unitedi e Liverpooli.

Këtë sezon De Vrij ka shënuar katër gola në 27 paraqitje në Serie A. /Telegrafi/