Please enter at least 3 characters.

De Rossit i ofrohet pozita e trajnerit te Fiorentina

2020/07/GettyImages-1184509015.jpg
281:"BUENOS AIRES, ARGENTINA - NOVEMBER 24: Daniele De Rossi of Boca Juniors waves the fans before a match between Boca Juniors and Union as part of Superliga 2019/20 at Estadio Alberto J. Armando on November 24, 2019 in Buenos Aires, Argentina. (Photo by Marcelo Endelli/Getty Images)
12:"Getty Images

Daniele De Rossi i ka dhënë fund karrierës së tij si futbollist në muajin janar të këtij viti.

Ish-mesfushori italian që e kaloi një jetë te Roma, në gjashtë muajt e fundit të karrierës së tij bëri ëndrrën realitet duke luajtur për gjigantin argjentinas Boca Juniors.

Edhe pse kishte kontratë më afatgjate me Bocan, De Rossi u largua nga kjo skuadër për shkak se synon që të bëhet trajner futbolli.

36-vjeçari është pajisur me licencat e duhura, derisa flitej për ta marrë drejtimin e Ascolit në Serie B.

Por legjendës së Romës i ka ardhur një ofertë e pa pritur nga një klub i madh italian.

Fjala është për Fiorentinën e cila ka kërkuar nga De Rossi ta marrë drejtimin e skuadrës.

Klubi vjollcë nuk po kalon momente të mira dhe i ka ofruar postin e trajnerit nga ky edicion De Rossit.

Drejtuesit e klubit të madh italian i kanë bërë të qartë legjendës romake se do ta lejojnë të qetë të punojë dhe i kanë ofruar një projekt afatgjatë.

Gjithsesi tani mbetet në dorën e lojtarit për të vendosur nëse do të pranojë ofertën e Fiorentinës, apo do të synojë të fillojë drejtimin e ndonjë skuadre më të vogël. /Telegrafi/