Please enter at least 3 characters.

De Bruyne ia mbyll dyert klubeve të interesuara: Jam i lumtur te City

2020/02/De-Bruyne-vs-Sheffield-Utd-e1581266019841.jpg
303:"MANCHESTER, ENGLAND - DECEMBER 29: Kevin De Bruyne of Manchester City celebrates after he scores his sides second goal during the Premier League match between Manchester City and Sheffield United at Etihad Stadium on December 29, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori belg, Kevin de Bruyne ka thënë se ndihet i lumtur te Manchester City.

De Bruyne ishte i lidhur së fundmi me dy klubet e mëdha spanjolle, Real Madridin dhe Barcelonë.

Por, ylli belg ia ka mbyllur dyert skuadrave të interesuara duke thënë se ai është i lumtur te City.

“Ndihem rehat sepse ky është klubi që kam luajtur për një kohë të gjatë përveç Genkut, por kjo ishte për shkak se isha në të rinjtë, kështu që ishte ndryshe”, ka thënë fillimisht De Bruyne për Sport360.

“Por ndihem rehat këtu sepse jam i lumtur këtu. Unë luaj në një nga ekipet më të mira në botë, një nga ligat më të mira në botë dhe familja ime ndihet mirë, fëmijët e mi janë të lumtur. Kështu që e bën atë më të rehatshme”.

“Nëse një prej këtyre gjërave nuk ishte siç është, do të më jepte stres, por nuk e kam atë stres për momentin”.

“Ndihem i qetë dhe ndjehem se mund të përqendrohem në atë që duhet të bëj për të qenë gati”, përfundoi mesfushori kreativ. /Telegrafi/