Please enter at least 3 characters.

De Biasi ka ditëlindjen, mbush 60 vjet

2016/06/de-biasi-111-e1466095526337.jpg

Trajneri i kombëtares sonë Gianni De Biasi, mbush sot 60-vjeç, dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk mund të mungonte as urimi i FSHF-së.

Në faqen zyrtare të FSHF-së në rrjetin social “Facebook” është postuar një foto me mbishkrimin: “Trajneri i Kombëtares sonë Gianni De Biasi mbush sot 60 vjeç. Ai ka lindur më 15 qershor 1956 në Sarmed, Itali. Federata Shqiptare e Futbollit i uron shëndet dhe plot suksese”.

De Biasi e mori drejtimin e kuqezinjve në vitin 2011, pas largimit të tij nga  klubit italian i Udineses.

Për sa i përket vazhdimësisë së tij si trajner i Shqipërisë pritet të mësohet më shumë pas përfundimit të “Euro 2016”.