Please enter at least 3 characters.

Daut dhe Lola Haradinaj shkëlqejnë në dasmën e Labit (Foto)

2017/10/lliko.jpg

Sonte (e hënë), po mbahet nata e dytë e dasmës së moderatorit Labinot Gashi.

Ai dhe Qëndresa Bajrami kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë dje (e diel) në një dasmë vetëm me rrethin e ngushtë, teksa sonte kanë organizuar një dasmë madhështore me plot të ftuar VIP.

Në këtë ceremoni nuk po mungon as deputeti nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, dhe bashkëshortja e tij atraktive Lola Haradinaj.

Kjo e fundit ka publikuar në InstaStory një foto të çiftit, ku dyshja shfaqen të buzëqeshur dhe shumë elegantë.

Ata mahnitin me dukjen dhe hijeshinë e tyre, gjë për të cilën bëjnë zgjedhjen e duhur dhe me kujdes për çdo paraqitje të tyre. /Telegrafi/