Please enter at least 3 characters.

DASHUROHUNI

Jorge Enrique Adoum (1926-2009)

Poezi nga: Jorge Enrique Adoum
Përktheu: Maksim Rakipaj

Dashurohuni, ju lutem, vazhdoni të duheni
ashtu me neps, ndër shekuj të shekujve të shekujve,
mos e zgjidhni lidhjen e parë, të vjetër sa s'mbahet mend,
sepse çka do të na mbetej prej kësaj shtatoreje dashurie të pacipë,
e si do të mund ta vërtetonim që dikush na deshi,
nëse këto eshtra beftas, pluhur të bëhen
e të zhbëhen në shkundjet e grahmave të fundit
njëqind shekuj pasi sapo ke prekur ato buzë me gishta
dhe mbetemi kështu pa një provë
që atë ditë qe vërtet përjetësia.