Please enter at least 3 characters.

Darmian i gatshëm t'i bashkohet Juves gjatë verës

2018/04/Matteo-Darmian-2-e1523687485932.jpg
274:"MANCHESTER, ENGLAND - SEPTEMBER 20: Matteo Darmian of Manchester United takes a throw in during the Carabao Cup Third Round match between Manchester United and Burton Albion at Old Trafford on September 20, 2017 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Mbrojtësi i krahut i Manchester Unitedit, Matteo Darmian, është i hapur që t'i bashkohet Juventusit gjatë verës - bën të ditur Tuttosport.

Sipas gazetës torineze, lojtari i ka njoftuar përfaqësuesit e Zonjës së Vjetër se dëshiron ta vazhdojë karrierën te kampioni italian.

(Foto: Getty Images)

Hapi i radhës është që drejtori gjeneral, Giuseppe Marotta, t'i finalizojë bisedimet me Djajtë e Kuq në lidhje me çmimin e transferimit.

Ngjashëm si Mattia De Sciglio, Darmian vlerësohet për aftësitë e tij që të luajë si mbrojtës krahu në të dyja anët, si edhe në qendër të mbrojtës.

28-vjeçari ka kontratë me Unitedin deri në verën e vitit 2019, mirëpo ka mbetur jashtë planeve të Jose Mourinhos duke regjistruar vetëm 13 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

(Foto: Getty Images)

Klubi anglez e transferoi lojtarin në verën e vitit 2015 nga Torino për 18 milionë euro.

Ai rrjedh nga Akademia e Milanit, ndërsa ka luajtur edhe për klubet, si Padova e Palermo. /Telegrafi/