Please enter at least 3 characters.

Daniel Craig do të jetë përsëri në rolin e agjentit sekret, James Bond

2016/10/james.jpg
79:"Daniel Craig has said he does not want to play James Bond in any more 007 films

Pas shumë spekulimesh, pohimesh dhe konfirmimesh, aktori britanik Daniel Craig tha se do të rikthehet sërish në ekranin e madh, në rolin e agjentit sekret më të famshëm në botë, James Bond.

Craig ishte i ftuar në programin “The Late Show” të Stephen Colbert, i cili e pyeti nëse do të luante sërish rolin e Bond. Përgjigjja ishte “po”.
Daniel Craig ka qenë protagonist në 4 filma të James Bond, por deri tani kishte refuzuar të konfirmonte nëse do ta bënte sërish. Por në shfaqjen e “The LateShow”, ai tha se e dinte këtë prej dy muajsh.

Craig u shpreh se, pas 4 filmave Bond kishte nevojë për një pushim, por pas një reflektimi të thellë kishte vendosur ta bënte sërish, ndërsa theksoi se kjo do të jetë hera e fundit që luan rolin e agjentit sekret.

Filmi i radhës i sagës James Bond, i 25-ti në seri, është parashikuar të shfaqet për publikun në nëntor të vitit 2019.  /24orë/Telegrafi/