Please enter at least 3 characters.

Dani Alves godet Juventusin: U mashtrova, nuk mora atë që më premtuan

2019/05/Dani-Alves-Juventus.jpg
241:"CARDIFF, WALES - JUNE 03: Dani Alves of Juventus looks dejected during the UEFA Champions League Final between Juventus and Real Madrid at National Stadium of Wales on June 3, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Dani Alves ka goditur Juventusin duke thënë se pati një vit të 'pakëndshëm' në klub dhe shtoi se ndihet i mashtruar që kur nuk mori atë që i kishin premtuar.

Alves fitoi dy trofetë italianë dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve me Juventuesin gjatë sezonit 2016-17, por mbrojtësi i djathtë shpejt u transferua në Paris Saint-Germain.

"Unë kisha kaluar një vit disi të pakëndshëm në Itali, në Torino", ka thënë fillimisht 36-vjeçari për ESPN.

"U ndjeva i mashtruar pasi kur nuk mora atë që isha premtuar. Dhe kjo është ndjenja më e keqe që ekziston".

Alves gjatë kohës së tij te Juventusi (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Kam bërë histori me Juventusin dhe nuk ka asnjë person të vetëm që nuk më do atje. Të gjithë e dinë se jam punëtor i madh".

"Një gjë krejtësisht ndryshe është marrëdhënia me ata që më çuan atje".

"Ky ishte vendimi im. Unë e respektoj historinë dhe Juventusin shumë. Kam bërë shumë miq atje. Nëse njerëzit janë të lumtur atëherë gjithçka kthehet tek ju".

"Unë ndjeva se ata më mashtruan dhe unë u largova nga Juventusi", përfundoi Alves. /Telegrafi/