Please enter at least 3 characters.

Daja deklarohet rreth barazimit të Ballkanit në udhëtim te Astana

2023/11/ilir-daja.jpg

Ballkani ka barazuar pa gola në udhëtim te Astana në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja ka thënë se është shumë i kënaqur me këtë barazim, por që ekipi i tij meritoi më shumë.

“Besoj se meritonim më shumë sepse kemi kontrolluar më shumë topin, në përqindjen më të madhe e kemi diktuar lojën”, ka thënë fillimisht trajneri i Ballkanit pas ndeshjes për ArtSport.

“Kemi pasur shanset tona që po të kishim shënuar do ta kishim fituar lojën. Kemi bërë një lojë shumë të mirë, sepse ndryshimi i orarit gati 5 orë me Kosovën është e ndjeshme por nuk e hetuam këtë”.

“Bëmë një lojë akoma më të mirë se në Prishtinë edhe pse kishim përball një ekip të fortë fizikisht dhe taktikisht. Jam i kënaqur edhe me barazimin edhe pse fitorja do të ishte edhe rezultat më i mirë”.

“Ndeshja shkoj sipas planit. Në mbrojtje kemi luajtur shumë mirë sepse e kemi studiuar mirë kundërshtarin, por në 20 metrat e fundit mund të kishim bërë zgjidhje më të mira”.

“Kemi barazuar rekordin tonë të pikëve nga edicioni i kaluar. Jemi mirë dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë sepse do t'i luajmë deri në fund shanset tona për të kaluar grupin”.

“Ne nuk kemi pasur objektiv kalimin e grupit, por kjo pritshmëri është rritur pas fitores me Dinamon. Ne do të vazhdojmë të japim kontributin për ta prezantuar më së miri futbollin e kampionatit të Kosovës dhe pastaj do t'i numërojmë pikët në fund të fazës së grupit”, ka shtuar më tej Daja. /Telegrafi/