Please enter at least 3 characters.

Dafina Zeqiri rrëfen pse nuk performoi në Sunny Hill Festival

2018/08/dafina.zeqiri_37753968_154661615359740_1910648336570908672_n-e1533759164566.jpg

Dafina Zeqiri ishte një prej emrave që u prit të performonte në Sunny Hill Festival.

Por, superylli i muzikës moderne shqiptare nuk performoi para afro 10 mijë të pranishmëve në Parkun e Gërmisë.

Vet këngëtarja në komente duke ju përgjigjur ardhuruesve të saj që shkuan për ta përcjellë performancën e saj, por nuk e përjetuan, pranoi se ishte një mos marrëveshje.

“Mosmarrëveshje e datave, kam pasur që të performojë nesër (të dielën). Se për dje dhe sot kam qenë e rezervuar siç e kanë ditur edhe ata vet pa më njoftuar për ndryshimin që kanë bërë. Më vjen keq”, theksoi Dafina.

Ajo shtoi se u qëndron besnike marrëveshjeve që i realizon.

“Kur e bëj një marrëveshje e mbaj si për Sunny Hill si për datat tjera të cilat i kam pasur dhe i kam nëpër trevat shqiptare”, potencoi Duffye.

Dafina Zeqiri pas disa dështimeve në SHBA sërish gjeti veten në RedBox ku producenti BigBang ja realizoi hitin e ri “Kalon” në bashkëpunim me Lumi B. /Telegrafi/