Please enter at least 3 characters.

Cuba Gooding Jr. deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të reja për keqtrajtim seksual

2019/11/Cuba-Gooding-Jr.jpg
258:"NEW YORK, NEW YORK - SEPTEMBER 05: Cuba Gooding Jr. attends ELLE, Women in Music presented by Spotify and hosted by Nina Garcia, Jameela Jamil & E! Entertainment on September 05, 2019 in New York City. (Photo by Dimitrios Kambouris/Getty Images for ELLE)
21:"Getty Images for ELLE

Cuba Gooding Jr. është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat për keqtrajtim seksual, ndërkohë që është akuzuar edhe nga një femër e tretë - raporton BBC News.

Ky informacion vjen për më pak se një muaj, prej se aktori i demantoi akuzat se e ka kapur për gjoksi një femër dhe ia ka prekur të pasmet një femre tjetër.

51-vjeçari tash është detyruar që t'i mohojë akuzat e reja për një kontakt fizik të dhunshëm dhe keqtrajtim seksual të një femre të tretë.

Fituesi i çmimit Oscar është paraqitur në Gjykatën Supreme në Manhattan, ku është deklaruar i pafajshëm.

Sipas padisë më të re, incidenti ka ndodhur në një klub nate në shtator të vitit 2018, ndërsa në faqet rozë janë publikuar imazhe, ku shihet Cuba Gooding Jr. duke e prekur një femër. /Telegrafi/