Please enter at least 3 characters.

Costa tani gjendet në Torino, Juventusi i uron mirëseardhje (Video)

2017/07/costa-1juve.jpg

Douglas Costa ka mbërritur në Torino për të kryer testet mjekësore te Juventusi.

Italianët kanë paguar 6 milionë euro për huazim, ndërsa për blerjen duhet të paguajnë 40 milionë euro.

Braziliani ka zhvilluar 23 ndeshje në sezonin e fundit, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhënë gjashtë asistime.

Juventusi i ka uruar mirëseardhje lojtarit të ri, ndërsa e kanë publikuar edhe një video në faqen zyrtare të tyre në Twitter.

M të të pranishëm ishin edhe krerët e lartë të klubit si Marotta dhe Paratici.

Costa do të nënshkruajë për pesë vite, ndërsa pritet të fitojë 6 milionë euro.

Juve deri më tani ka siguruar shërbimet e Juan Cuadrado që ishte huazim nga Chelsea, Rodrigo Bentancur nga Boca Juniors dhe Medhi Benatia nga Bayern. /Telegrafi/