Please enter at least 3 characters.

‘Cordon bleu’: Mish viçi i skuqur i mbushur me djathë dhe proshutë

2023/09/cordon-bleu.jpg

Një nga pjatat më të famshme - cordon bleu, mund ta bëni vetë

Besohet se ‘cordon bleu’ është bërë fillimisht në Zvicër, ndërsa më vonë u krijuan versione të ndryshme të kësaj pjate. Zakonisht mbushet me proshutë dhe djathë, dhe receta origjinale përdor mish viçi.

Nga mishi i pulës, është përgatitur më vonë në Amerikë, por cilindo mish ta zgjidhni për cordon bleu, nuk do të gaboni sepse pjata është e shijshme, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:- 4 bërxolla të holla mish viçi,- 120 g proshutë,- djathë i fortë sipas dëshirës tuaj,- 3 vezë,- 120 g thërrime buke,- 100 g miell,- pak kripëPërgatitja:

Bërxollat duhet të jenë të holla dhe pa yndyrë.

Kaloni mbi to anën e lëmuar të thikës, më pas radhisni proshutën dhe djathin.

Palosni mishin në gjysmë.

Rrotulloni në miell, më pas në vezët e rrahura dhe në thërrime buke.

I renditim në një tepsi dhe i fusim në frigorifer për një orë dhe më pas i skuqim.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/