Please enter at least 3 characters.

Conte me një mesazh përkrahës për Ryan Mason

2017/01/Conte.jpg

Pas fitores ndaj Hull Cityt, trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është ndalur të flas edhe për lëndimin e Ryan Mason.

Tekniku italian ka thënë se të gjithë në klubin e tij i dëshirojnë shërim të shpejt mesfushorit 25-vjeçar, duke shpresuar që ai të kthehet sa më shpejt në fushë.

“Para së gjithash, të gjithë në Chelsea ia dëshirojnë më të mirën Ryan Masonit, sepse ishte një aksident i keq me Gary Cahill”.

“Shpresojmë ta shikojmë së shpejti në fushë”, ka thënë Conte.

Në media është raportuar se gjendja e lojtarit është kritike, por Hull City ende nuk ka dhënë informata të detajuara. /Telegrafi/