Please enter at least 3 characters.

Conte e dëshiron Moratan si zëvendësues të Costas

2017/01/proxy-4.jpg

Antonio Conte dhe Diego Costa kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për hir të Chelseat, por së paku deri në qershor.

Sipas Bernabeu Digital, ish-trajneri i Juventusit ka vendosur të hidhet në sulm me gjithë forcat gjatë afatit kalimtar të verës për Alvaro Moratan.

Sulmuesi spanjoll nuk është i kënaqur me minutat te Los Blancos dhe kështu është i gatshëm për një aventurë në Stamford Bridge.

Çmimi i Moratas është rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/