CNN: Nipi tetëvjeçar i hoxhës Sulejman Rexhepi - vozit BMW X5 (Video)
31/05/2015
Aty thuhet se videoja që u publikua në Facebook nga i ati Zeglul Rexhepi tregon të birin e tij të vogël Sulejmanin që e drejton një veturë të madhe BMW X5 në një mal ku aty afër janë duke luajtur edhe disa fëmijë të tjerë, transmeton portali i televizionit Koha në Maqedoni.
Ndërsa, Sulejmani 8 vjeçar derisa drejton veturën, ai tregon kartën e identifikimit të policisë e cila i takon të atit Zeglulit, i cili punon si inspektor në Ministrinë e punëve të brendshme në Maqedoni.
Është shokuese të shohësh se si një polic e shkel ligjin duke i rrezikuar jetët e qytetareve, në këtë rast edhe të familjarëve të tij.


