Clyne i gatshëm për Liverpoolin
07/08/2018
Nathaniel Clyne ka rifituar besimin e klubit pas një sezoni me lëndime dhe performanca jo të mira.
Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk luajti shumë sezonin e kaluar, pasi u përball me shumë lëndime.
Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez zënë vendin e lojtarit dhe mbushën boshllëkun e tij në mënyrë të shkëlqyeshme.
Nëse nuk do të jetë titullar në ekip gjatë gjysmës së parë të sezonit, ai mund të vazhdojë në janar.
Por tani për tani, ai është gati të luftojë për një vend që nga ndeshja e parë kampionale e The Reds kundër West Ham United.
Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 73 paraqitje në të gjitha garat për The Reds gjersa ka shënuar vetëm një gol. /Telegrafi/


