Please enter at least 3 characters.

Clevio publikon për herë të parë fotografi me partneren

Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio, duket se po shijon një periudhë të re në jetën e tij, me fokus te muzika dhe qetësia personale.

Reperi ka ndarë për herë të parë në rrjetet sociale disa fotografi krah partneres së tij, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre është një burim lumturie dhe frymëzimi për të.

Në një nga postimet ai shkroi: “E fus gjumë, tregoj nga e shkuara”, ndërsa në një tjetër, ku shfaqet i përqafuar me partneren shtoi: “E çoj nga e ardhmja plot inspirime, aventura".

Foto: Instagram

Cllevio ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e partneres, duke ruajtur privatësinë e saj.

Më herët, ai kishte treguar në një intervistë se ishte në një lidhje prej gati dy vitesh dhe se partnerja e kishte mbështetur gjatë periudhave të vështira.

Tashmë, reperi duket se po shijon një kapitull më të qetë dhe pozitiv në jetën e tij.

Sido që të jetë, fansat dhe publiku janë kurioz të dinë se kush i ka rrëmbyer zemrën reperit nga Lushnja. /Telegrafi/

Foto: Instagram