City fiton me lehtësi ndaj Nottingham Forest, shkon në finale të Kupës FA
Manchester City ka marrë fitore në gjysmëfinalen e FA Cup për të shkuar në finalen e madhe.
Citizens kanë triumfuar në Wembley ndaj Nottingham Forest me rezultat të pastër 2-0.
Vetëm pas dy minutave lojë City kaloi në epërsi, kur Matteo Kovacic asistoi te Rico Lewis i cili me një gjuajtje të fortë në hyrje të 16 metërshit shënoi për 1-0.
Futbollistët e Nottingham Forest tentuan të riktheheshin në lojë, por e kishin të pamundur përballë mbrojtjes së fortë të Citizens.
Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllen me epërsinë e Cityt 1-0.
Edhe pjesa e dytë nisi me gol për Cityn, ku në minutën e 51-të realizuan të dytin në ndeshje.
Omar Marmorush asistoi bukur nga rivënia këndore, derisa Josko Gvardiol shënoi me kokë për 2-0.
Kësisoj City arriti të menaxhoj deri në fund rezultatin dhe mori fitore me rezultat të pastër 2-0 për të shkuar në finale.
Në finalen e madhe të Kupës FA, Man City do të përballet me Crystal Palace. /Telegrafi/


