City edhe pse me shumë yje në formacion, vetëm me penallti eliminon Wolvesin nga Kupa EFL (Video)
315:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 24: Josep Guardiola, Manager of Manchester City speaks to his players prior to extra time, during the Carabao Cup Fourth Round match between Manchester City and Wolverhampton Wanderers at Etihad Stadium on October 24, 2017 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
Jesus në aksion (Getty Images)
Kevin De Bruyne u fut në lojë në pjesën e dytë /Getty Images)
12:"Getty Images
24/10/2017
Manchester City nuk ka arritur ta mposht as pas 120 minutave, ku takimi u mbyll 0-0, ndërsa me penallti ka arritur të kalojë tutje.
Pep Guardiola kishte vendosur t’i pushojë disa lojtarë ndaj Wolves, por që kjo nuk i doli mirë e menduar.
Edhe pse në fushë kishte lojtar si Kun Aguero, Gabriel Jesus, Yaya Toure e Ilay Gundogan, Manchster City nuk arriti të fitojë në kohën e rregullt.
Pjesa e parë u mbyll pa gola ashtu sikurse edhe pjesa e dytë.
Në pjesën e dytë Guardiola vendosi që t’i bëjë edhe disa ndërrime duke futur lojtarë me emër, por që as ata nuk e ndihmuan të fitojë.
Ndeshja pas vazhdimeve shkoi në penallti.
Fitues nga goditjes prej pikës së bardhë doli Manchester City, që shënoi të gjitha penalltitë dhe Wolves huqi dy. /Telegrafi/


