Please enter at least 3 characters.

City e nënshtron Unitedin në Old Trafford dhe i afrohet finales së Kupës EFL

2020/01/ManunitedCity-2.jpg
339:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 07: Riyad Mahrez of Manchester City takes the ball around David De Gea of Manchester United and scores his sides second goal during the Carabao Cup Semi Final match between Manchester United and Manchester City at Old Trafford on January 07, 2020 in Manchester, England. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City ka dalë triumfues (3-1) ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL (Carabao Cup) që u zhvillua në Old Trafford.Bernardo Silva e zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të pasi pranoi një top nga Kyle Walker dhe goditi nga jashtë zonës për ta mposhtur David de Gean. Epërsia e skuadrës mysafire u dyfishua me golin e Riyad Mahrez (33’), ndërsa kësaj radhe Bernardo Silva ishte asistuesi.

Bernardo Silva shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

City e shënoi edhe golin e tretë në pjesën e parë që në fakt ishte autogol i Andreas Pereira (39’).Krejt çfarë bënë Djajtë e Kuq në këtë ndeshje ishte një gol i nderit i realizuar nga Marcus Rashford në minutën e 70-të të takimit.

Goli i Marcus Rashford ishte i vetmi nga Unitedi (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Fitorja prej 3-1 në terren mysafir e bën Manchester Cityn favorit për t’u kualifikuar për në finalen e Wembleyt, duke qenë se ndeshjen e kthimit e zhvillon në Etihad Stadium. Ndeshja e kthimit ndërmjet rivalëve të qytetit të Mançesterit zhvillohet më 29 janar, ndërsa finalisti tjetër do të vendoset ndërmjet Leicester Cityt dhe Aston Villas. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x7q7b0z

https://www.dailymotion.com/video/x7q7bgc

https://twitter.com/lfcfreya/status/1214648054785232899