Please enter at least 3 characters.

City e fillon furishëm mbrojtjen e titullit, mposht me rezultat bindës West Hamin

2019/08/city-1.jpg
302:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 10: Manuel Lanzini of West Ham United is challenged by Oleksandr Zinchenko of Manchester City during the Premier League match between West Ham United and Manchester City at London Stadium on August 10, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester City e ka filluar mbarë rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të Ligës Premier, pasi e ka mposhtur West Ham Unitedin.

Citizens e filluan sezonin 2019/20 me fitore 0-5 në udhëtim te ‘Çekanët’, derisa goli i parë u shënua nga Gabriel Jesus në minutën e 25-të, pas asistimit që pranoi nga Kyle Walker.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat minimal, ndërsa në pjesën e dytë u realizuan dy të tjerë.

Në listën e realizatorëve u fut Raheem Sterling (51’), që pranoi një asistim të bukur nga Kevin de Bruyne.

Anësori anglez ishte tejet i disponuar për lojë pasi në minutën e 75-të, realizoi golin e tij dytë nga asistimi që pranoi nga Riyad Mahrez.

Citizens e realizuan edhe golin e katërt në këtë takim, pasi Sergio Aguero (84’) shënoi nga pika e bardhë, kur u mendua se ndeshja po përfundonte 0-4, Sterling (90'+2) arriti ta realizonte het-trikun e tij të parë për këtë sezon.

Liverpooli dhe kampioni në fuqi i Ligës Premier aktualisht kanë fituar tri pikët e para në sezonin e ri, derisa ende nuk kanë përfunduar as gjysma e përballjeve të xhiros së parë. /Telegrafi/