Please enter at least 3 characters.

Ciara tregon gjoksin në klipin e ri (Foto, Video)

2016/01/ciara.jpg

Ciara është zhveshur pothuajse nudo për videoklipin e këngës së saj të fundit me titull ‘I Bet’.

Këngëtarja 29-vjeçare shihet “topless” me vetëm një tyl të bardhë që i mbulon pjesën nga mesi e poshtë.

Në klipin e gjatë 5 minuta, Ciara shfaqet e mrekullueshme dhe në formë të shkëlqyer fizike.

Kjo këngë është tepër personale pasi më parë ajo ka thënë për ‘Extra’: “Kënga ‘I Bet’ është e frymëzuar nga jeta ime, por të gjithë mund ta shohin veten pak a shumë në këtë këngë.”

Ciara do të lançojë gjatë këtij viti edhe albumin e saj të gjashtë që do të titullohet Jackie, ashtu si nëna e saj. /Tch/