Please enter at least 3 characters.

Christiaan Mensinga, holandezi i cili nga paslufta ndihmon njerëzit që kanë nevojë më së shumti

Christiaan Mensinga, është një qytetar holandez i cili tash e 25 vite lidhjen me Kosovën e ka shumë të veçantë, pasiqë nga viti 2000 ai vazhdimisht mundohet të japë kontribut për ata njerëz që kanë nevojë më së shumti.

Sipas Metush Kaja, përfaqësues i fondacionit “Chaim”, fondacion i cili ka qenë përherë në mbështëtje të Mensinga, tha që arsyeja kryesore që e ka shtyrë atë ta fillojë këtë nismë kontibutdhënëse ka qenë lufta në Kosovë.

“Arsyeja kryesore ishte lufta në vitin 1999 në Kosovë e cila e preku shumë dhe filloi të lutej se çfarë mund të bënte për vendin tonë, dhe më pas iniciativës së tij ju bashkangjitën shumë dashamirës.”, tha fillimisht Kaja, shkruan Telegrafi.

Kaja poashtu ceku edhe synimin kryesor që Christiaan Mensinga ka për këtë nismë.

“Synimi kryesor në fillim ishin të ndihmonte të vejat dhe jetimët e pasluftës, ndërsa pastaj filluan të mendojnë edhe për edukimin e fëmijëve.”, potencoi Kaja.

Ai foli edhe për arsyen se pse ndihmat e Christiaan Mensinga janë te fokusuara kryesisht në rajonin e Gjakovës.

“Që nga fillimi e ka ndihmuar Gjakovën me rrethinë, pasiqë misionari nga Holanda, Bram Oosterëijk, ishte duke sherbyer këtu.”

Kaja u shpreh që pavarësisht vëshirësive Mensinga ka pasur gjithnjë vullnet për të vazhduar me këtë nismë.

“Zt.Mensinga ka pasur gjithmonë perkrahjen e shumë njerëzve e sidomos të atyre që e duan Zotin. Natyrisht se ndonjëherë ka qenë e vështirë por vullneti i tij për të ndihmuar e ka shtyrë ta bëjë këtë garë dhe kështu ka prekur shumë jetë.”

Tutje Kaja foli edhe për ndikimim dhe rolin e Fondacionit “Chaim”.

Roli i fondacionit “Chaim” është shumë i madh sepse e mbeshtesim në çdo aspekt Zt.Mensinga por edhe punën tonë këtu në Kosovë. Chaim ka si qëllim të sjell ndryshim në shoqërinë tonë në edukim, sidomos të vajzave por edhe shumë aktivitete të ndryshme siç janë klubet e fëmijëve të lajmit të mirë, kurse të anglishtes, e shumë gjëra të tjera.”, përfundoi kështu Kaja.